“Mungojnë mjetet, ka vetëm propagandë”/ Lala denoncon menaxhimin e zjarreve
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e “News24”, ka ngritur akuza të forta ndaj institucioneve për mënyrën se si po menaxhohet situata e zjarreve në Shqipëri. Lala tha se autoritetet po fokusohen te deklaratat për arrestimin e personave të dyshuar për zjarrvënie, ndërsa sipas saj, në terren mungojnë kapacitetet dhe pajisjet e nevojshme për përballimin e flakëve. Gazetarja solli në vëmendje kushtet në të cilat punojnë zjarrfikësit, duke pretenduar se efektivë dërgohen në zona të rrezikuara pa pajisje të përshtatshme mbrojtëse dhe me mjete të amortizuara. Sipas saj, kjo situatë lidhet me mënyrën se si janë menaxhuar fondet publike dhe ato të emergjencave civile. Lala kritikoi gjithashtu justifikimin e situatës me përmasat e zjarreve në vende të tjera, duke argumentuar se në raste emergjencash...
Burimi:
ntv.al