MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026…
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje.Përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut, qendër dhe relievet malore në lindje dhe jug të vendit reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në relievet e larta malore në veri, lindje dhe jug të vendit në mënyrë të izoluar reshjet e shiut në formën e shtrëngatave afatshkurtra.Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s. Deti – Valëzimi në...
Burimi:
sarandanews.com