“Mos u dorëzoni derisa sa të largohen”/ Qytetari në protestën kundër Ramës: Mazhorancë dhe opozitë, jeni tradhtarë
Pjesë e protestës së 41-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama kanë qenë edhe qytetarë shqiptarë nga diaspora. Një prej tyre mori fjalën gjatë tubimit, duke shprehur kritika ndaj klasës politike shqiptare dhe duke deklaruar se qytetarët po vuajnë pasojat e përplasjeve mes dy partive kryesore, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Sipas tij, si mazhoranca ashtu edhe opozita kanë përgjegjësi për situatën politike në vend, ndërsa qytetarët mbeten ata që përballojnë pasojat. “Pozita dridhet dhe ka frikë nga ndryshimi. Opozita e kërkon pushtetin dhe do ta arrijë me çdo mjet. Në përfundim, populli i heq të gjitha dhe mbetet në mes duke paguar haraçet e këtyre”, u shpreh qytetari nga diaspora. Ai kritikoi partitë politike për premtime të pambajtura dhe për interesat personale, duke theksuar...
Burimi:
sot.com.al