“Momenti i Spiropalit, kur…”/ Arben Malaj: E vuri topin te penalltia për PS, dhe tha zgjidhni
Ish-ministri socialist Arben Malaj tha se Elisa Spiropali tregoi integritetin e saj duke mos mbështetur qëndrimin e PD, për t’i mbyllur derën kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. I ftuar ne nje studio televizive, Malaj tha se mbështeste çdo qëndrim kritik brenda PS, përfshi atë të Spiropalit. Lidhur me vijimësinë e rrugëtimit politik të Spiropalit, Malaj tha se nuk ishte në gjendje të përcaktonte sesi do të shkonte, pasi sipas tij, do të varej nga veprimet e saj të mëtejshme sesi do të formatohej lidershipi i saj brenda PS. “Unë mbështes çdo qëndrim kritik, për një problem. Momenti i Spiropalit është momenti kur për postin që pati, kuptoi se nëse PS nuk do të gjente një miratim për vazhdimin e hetimit të...
Burimi:
sot.com.al