Momente tmerri/ Shkrumbohet automjeti në mes të autostradës

Momente tmerri/ Shkrumbohet automjeti në mes të autostradës

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur thuajse tërësisht këtë të shtunë në autostradën Durrës–Tiranë. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime. Në vendngjarje ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll. Siç duket edhe në pamjet filmike, mjeti është shkrumbuar pothuajse plotësisht. Ndërkohë, policia rrugore ka bllokuar përkohësisht qarkullimin në njërën anë të autostradës, për shkak të rrezikut të mundshëm nga shpërthimi i automjetit.