Momente paniku në avionin drejt Shqipërisë, ndërpritet fluturimi për shkak të urgjencës
Një avion i kompanisë Ryanair që po fluturonte nga Londra drejt Tiranës u detyrua të kryente një ulje emergjente në Aeroportin e Luksemburgut të martën në mëngjes, pas një emergjence mjekësore në bord. Sipas mediave të huaja, avioni u ul në Luksemburg rreth orës 08:00, ku ekipet e Trupës së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Dukës së Madhe (CGDIS) dhe Shërbimit Mjekësor të Urgjencës (SAMU) mbërritën në vendngjarje për të ofruar ndihmë. Pas ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës dhe zgjidhjes së situatës, avioni vijoi udhëtimin drejt kryeqytetit shqiptar. Fluturimi, i cili ishte planifikuar të mbërrinte në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në orën 09:55, u ul përfundimisht në orën 11:18, sipas të dhënave të publikuara nga aeroporti shqiptar. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur...
Burimi:
ntv.al