Miratohet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut, lehtësohet kalimi kufitar për udhëtarët dhe mallrat
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar disa vendime, përfshirë për lehtësimin e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe për trajtimin ekonomik të familjarëve të punonjësve të policisë që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Pas përfundimit të mbledhjes ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari njoftoi se në fund të muajit qershor është nënshkruar marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar, e cila synon lehtësimin e procedurave për qytetarët dhe transportin e mallrave mes dy vendeve. “Marrëveshja do t’i dërgohet për ratifikim Kuvendit, ndërsa deri në përfundimin e këtij procesi do të shfrytëzohet periudha e testimit për të lehtësuar në praktikë kalimin e udhëtarëve dhe qarkullimin e mallrave”, tha ministri Lamallari. Ministri i Punëve të...
Burimi:
sot.com.al