MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK…

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK…

Burime të besueshme bëjnë me dije për ShkodraWeb se rektori i Universitetit të Shkodrës Prof. Dr. Tonin Gjuraj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Të njëjtat burime bëjnë me dije se dorëheqja është e parevokueshme dhe është depozituar në Ministrinë e Arsimit.Në vijim, pritet të mësohen më shumë detaje për këtë veprim të rektorit të UNISHK Tonin Gjuraj. Ai erdhi në krye të institucionit rreth 2 vite më parë pas zgjedhjeve në këtë IAL.Muajt e fundit, rektori Gjuraj pati përplasje të forta me Bordin e Administrimit dhe funksionimin e tij si strukturë në sherbim të UNISHK. /ShkodraWeb/Post navigation