Ministrja Sala: Check-Up edhe për mbi 70-vjeçarët, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

Ministrja Sala: Check-Up edhe për mbi 70-vjeçarët, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale po ndërmerr politika të reja për zgjerimin e aksesit në shërbimet shëndetësore dhe sociale, me fokus mbështetjen e të moshuarve. Duke filluar nga muaji shtator, propozohet heqja e kufizimit të sipërm të moshës për kryerjen e kontrollit bazë shëndetësor (Check-Up), duke u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve mbi 35 vjeç ta përfitojnë këtë shërbim falas. Paralelisht, intensifikohen politikat sociale për të moshuarit dhe, për herë të parë, lançohet Linja e Këshillimit për të Moshuarit, një shërbim i dedikuar për informim, orientim dhe mbështetje në aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore, sociale dhe shërbimeve të tjera publike. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, zhvilloi një bashkëbisedim me të moshuarit në Qendrën Sociale Ditore në Pogradec, ku prezantoi nismat e...