Ministrja e Shëndetësisë: Nuk mund ta ndryshosh gjithë sistemin brenda një viti

Ministrja e Shëndetësisë: Nuk mund ta ndryshosh gjithë sistemin brenda një viti

Në një intervistë për një media gjermane, Evis Sala ka analizuar dhjetë muajt e parë në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe rikthimin në Shqipëri pas 29 vitesh. “Në fillim mendova se mund ta transformoj të gjithë sistemin brenda një viti, por më pas kuptova se nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh sepse rrezikon dështimin”, i tha Sala gazetarit. “Prandaj vendosa të ndalem, të analizoj me kujdes se çfarë kishte nevojë për ndërhyrje, të përcaktoj prioritetet dhe më pas të përqendrohem në dy ose tre objektiva kryesorë, duke u angazhuar për t’i çuar deri në fund. Tani e kam krijuar  një tablo të qartë, e di se çfarë duhet rregulluar. Tani do të veproj hap pas hapi, ose do të merrem me tri gjëra...