Ministri Lamallari takon kreun e Eurojust: Mbështetja për institucionet e drejtësisë, thelbësore në rrugën drejt…
Në vijim të turit të takimeve të zhvilluara në Hagë, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari u prit nga Presidenti i Eurojust, Michael Schmid, me të cilin diskutoi mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në luftën kundër krimeve ndërkufitare. Në bisedën e zhvilluar u vunë në dukje rezultatet konkrete të arritura deri më sot, falë partneritetit të Shqipërisë me Eurojust, sidomos ato që kanë të bëjnë me trafikun e narkotikëve, pastrimin e parave dhe mashtrimet online. “Shqipëria dhe Eurojust kanë ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm që po jep rezultate konkrete në hetimin e veprave penale komplekse, trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe mashtrimeve online. Vlerësova mbështetjen e Eurojust për institucionet shqiptare dhe rolin e rëndësishëm që po luan Prokurori Ndërlidhës në forcimin e...
Burimi:
sot.com.al