Ministrat e tre vendeve të BE-së vizitojnë Tiranën: Shqipëria mund të jetë kampione në rajon për përmbushjen e kritereve të integrimit

Ministrat e tre vendeve të BE-së vizitojnë Tiranën: Shqipëria mund të jetë kampione në rajon për përmbushjen e kritereve të integrimit

Ministrat europianë, ministrja Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Juraj Blanár, kanë zhvilluar një konferencë me ministrin e jashtëm Ferit Hoxha, pas takimit zyrtar mes tyre. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Juraj Blanár, deklaroi se Sllovakia është e gatshme të ofrojë ndihmë për Shqipërinë për mbylljen e grup-kapitujve. “Nevoja urgjente për zgjerim është më e domosdoshme. Është një element kyç për sigurinë e kontinentit. Është thelbësor për tradidat gjeo-politike. Rëndësia strategjike e rajonit është theksuar edhe më tej. Ne e shohim vizitën e “S3” në Tiranë si në kohën e duhur. Shqipëria ka...