Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin e punës/ Kërkojnë rritje pagash, përmirësim të kushteve të punës dhe më…
Një pjesë e minatorëve të minierës së kromit në Bulqizë, pjesë e Albchrome kanë vijuar edhe këtë të enjte bojkotin e punës, duke refuzuar të futen në galeritë nëntokësore. Protesta, e nisur një ditë më parë, lidhet kryesisht me mënyrën se si është parashikuar pagesa e 13-të në kontratën kolektive të punës, por punonjësit kanë ngritur edhe shqetësime të tjera që lidhen me pagat, kushtet e punës dhe sigurinë në minierë. Albchrome është kompania më e mëdha në sektorin minerar në Shqipëri, me aktivitet në Bulqizë, Mat, Klos dhe Elbasan. Pas shitjes në vitin 2022 nga “Balfin Group”, kompania është administruar nga grupi turk “Yildirim International Mining Investments B.V.” Minatorët thonë se nuk janë dakord që paga e 13-të të trajtohet si “shpërblim vjetor”, pasi...
Burimi:
sot.com.al