Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes

Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar se ditën e hënë do të depozitojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Blendi Gonxhja, lidhur me fondin prej 4.2 milionë eurosh të miratuar për koncertin e artistit Kanye West. Përmes një reagimi publik, Bardhi rikujton deklaratat që, sipas tij, Edi Rama ka bërë kur ishte në opozitë, duke kritikuar shpenzimet prej rreth 1 milion eurosh për aktivitetet e organizuara në 100-vjetorin e Pavarësisë. Sipas Bardhit, sot kryeministri po vepron me një standard të ndryshëm, duke miratuar një fond shumë herë më të lartë për një koncert privat. Deputeti demokrat pretendon se fondi është akorduar pa procedurat e nevojshme dhe në kundërshtim me ligjin. Ai shton...