Mijëra të rinj ndriçojnë ‘Qytetin Studenti’: Bashkohuni me ne! Poshtë patronazhistët

Mijëra të rinj ndriçojnë ‘Qytetin Studenti’: Bashkohuni me ne! Poshtë patronazhistët

Një valë protestash ka përfshirë rrugët e Tiranës, duke rikthyer në vëmendje frymën e lëvizjeve historike studentore të viteve ’90. Me thirrjet për revolucion dhe kërkesat e prera për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, qindra protestues kanë marshuar drejt zonës së konvikteve në Qytetin Studenti, një lokacion thellësisht simbolik ku dikur nisi rënia e sistemit komunist. Situata në terren paraqitet me rrugë të bllokuara dhe vështirësi të mëdha në qarkullim. Pavarësisht ngushtësisë së akseve rrugore dhe makinave të parkuara që vështirësojnë kalimin, marshimi ka vijuar pandalur. Vargu i gjatë i automjeteve ka filluar t’i bashkohet turmës me të rëna burish në shenjë solidarizimi dhe mbështetjeje. Protestuesit e kanë krahasuar Ramën me diktatorin Enver Hoxha, ndërsa motoja e tyre kryesore është rënia e asaj që ata...