‘Merr fund gjuetia e gjobave me monitorimin inteligjent’, Hita: Plan masash për sezonin veror, menaxhojmë trafikun

‘Merr fund gjuetia e gjobave me monitorimin inteligjent’, Hita: Plan masash për sezonin veror, menaxhojmë trafikun

Kryepolici Skënder Hita ishte i pranishëm në një aktivitet sensibilizues në Tiranë për sigurinë rrugore, i cili synoi të ndërgjegjësojë përdoruesit e rrugës për përgjegjësinë që mbart gjithsecili. Në fjalën e tij, Hita tha se Policia ka synuar të rrisë sigurinë rrugore duke i dhënë fund ndalimit pa shkak apo “gjuetisë” së gjobave përmes monitorimit inteligjent. Një tjetër pikë që ai i kushtoi vëmendje është rritja e fluksit të qarkullimit gjatë sezonit turistik. Hita tha se janë hartuar plane të detajuara për të menaxhuar pikat kritike të trafikut. Ai solli në vëmendje edhe disa këshilla të thjeshta, por të vyera për të gjithë përdoruesit të cilët duhet të tregohen të kujdesshëm me shpejtësinë, të mos bëjnë manovra të gabuara, të mos përdorin celularin apo konsumojnë...