Merr fund arratia e nipit të “Mirit të Xhikës”, Erjon Rama shkon me këmbët e veta në Polici, emri i tij mes…
Ka marrë fund arratia për Erjon Ramën, nipin e Fatmir Ramës, i cili së bashku me vëllain e tij u shpallën në kërkim disa ditë më parë në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga SPAK për goditjen e grupit të Luçiano dhe Artur Koçekut. Burime për mediat bëjnë me dije se Rama është vetëdorëzuar këtë të enjte në Policinë e Shtetit, lidhur me hetimet që po zhvillohen sa i përket grupit kriminal të drejtuar nga vëllezërit Koçeku, të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash në Shqipëri dhe jashtë saj. Erjon dhe Adrian Rama, nipat e Fatmir Ramës (i njohur si “Miri i Xhikës”), janë mes personave të akuzuar nga SPAK për përfshirje në aktivitet kriminal, konkretisht në skema të dyshuara të...
Burimi:
sot.com.al