Mereme Sela nuk heq dorë/ U përjashtua nga gara për kreun e PD, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit…
Mereme Sela ka ankimuar në Gjykatën e Apelit në Tiranë vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së parë, ku ajo kundërshtonte zhvillimin e procesit zgjedhor brenda PD-së (zgjedhjet për kryetarin e partisë të mbajtura në maj) dhe ka paditur ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me këtë çështje. Më herët, në 14 maj, ajo ankimoi në Apelin e Tiranës, vendimin e marrë fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë për t’i kthyer mbrapsht padinë ku kërkonte pezullimin e zgjedhjeve, moslejimin e Berishës për të kandiduar dhe kthimin e saj në garën për kryetar. Pasi Apeli ia ktheu çështjen për rishqyrtim Gjykatës së Shkallës së Parë, kjo e fundit vendosi pushimin e çështjes, me argumentin se objekti i shqyrtimit ishte i njëjtë. Ka...
Burimi:
sot.com.al