“Me shumë pak lekë zgjidhet nyja e jugut”/ Korreshi ndan pamjet nga fshati Savër: Kryqëzim vdekje! U ka marrë jetën…

“Me shumë pak lekë zgjidhet nyja e jugut”/ Korreshi ndan pamjet nga fshati Savër: Kryqëzim vdekje! U ka marrë jetën…

Deputeti Saimir Korreshi ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga kryqëzimi në Savër të cilin ai e quan kryqëzimi i vdekjes. Ai ka deklaruar se me shumë pak lekë mund të zgjidhet nyja e jugut që sjell trafik, ndërsa shtoi se ky kryqëzim u ka marrë jetën shumë njerëzve. Postimi i Saimir Korreshit:“Kryqëzim vdekjeje edhe në Savër.Shumë jetë kanë humbur në këtë kryqëzim përpara se të shkosh tek pushimi i shoferit.Zgjidhje ka edhe këtu vepra e artit Ura që shërben si mbikalim është rreth 250 m dhe pret aty prej vitesh por shteti e ka mendjen të vjedhë e jo të zgjidhë situatat.Rregullimi i këtij mbikalimi së pari shpëton jetë njerëzish e më pas rregullon dhe trafikun e ngjeshur në sezonin e verës”, shkruan ai.