“Më pak se 100 veta në protestë”/ Evi Kokalari: Bravo demokratë, super mesazh i dhatë Berishës sot!

“Më pak se 100 veta në protestë”/ Evi Kokalari: Bravo demokratë, super mesazh i dhatë Berishës sot!

Aktivistja demokrate Evi Kokalari ka komentuar pjesëmarrjen shumë të ulët në protestën e sotme të Partisë Demokratike në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Në një postim në rrjete sociale, Kokalari ka falënderuar demokratët që nuk dolën në protestë, duke i dhënë kështu një mesazh Berishës. Postimi i Evi Kokalarit: “Bravo demokratë. Më pak se 100 veta në protestën e Berishës sot. Keni dhënë një super mesazh jo vetëm Berishës, por edhe neve që po bëjmë luftën për ta nxjerrë opozitën nga kthetrat e këtyre monstrave. Ja, kjo është shpresa për shpëtimin e vendit! Dashuri për të gjithë ju që qëndruat në shtëpi sot.”