‘Më kërcënoi me armë’, zbardhet dëshmia e ish-partneres së Refit Buzit: Misteri për shumën e lekëve
Grupi hetimor pritet të marrë sërish në pyetje 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi, pasi ky i fundit vrau babanë e saj dhe plagosi rëndë nënën, e cila humbi jetën disa orë më vonë. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se dëshmia e parë e së resë nuk ka hedhur dritë mbi motivet që çuan 35-vjeçarin të kryente krimin e rëndë dhe më pas të vetëvritej, pas rreth 10 orësh negociata me Policinë dhe forcat RENEA për t’u dorëzuar. Sipas të njëjtave burime, Rozalinda Plaka, menjëherë pasi u la e lirë nga autori, ka rrëfyer vetëm ngjarjet që ndodhën brenda banesës mëngjesin e 24 korrikut. Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo ka deklaruar se...
Burimi:
sot.com.al