‘Më janë shkelur të drejtat në 313’, Ilir Meta kërkon hetim për trajtimin në burg

‘Më janë shkelur të drejtat në 313’, Ilir Meta kërkon hetim për trajtimin në burg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur procedim penal ndaj punonjësve të paraburgimit 313. Ish Presidenti ka ankimuar vendimin e organit të akuzës për mbylljen e verifikimeve lidhur me kallëzimin e tij, ku pretendonte shpërdorim detyre nga punonjës të institucionit të vuajtjes së dënimit, për mënyrën e trajtimit gjatë qëndrimit të tij në paraburgim dhe për kufizimin e komunikimeve. Pas shqyrtimit të kallëzimit dhe kryerjes së verifikimeve, Prokuroria e Tiranës vendosi të mos ngarkojë me përgjegjësi penale asnjë person, duke arritur në përfundimin se nuk kishte elementë të mjaftueshëm për ndjekje penale. Përmes ankimimit në gjykatë, Meta kërkon që vendimi i prokurorisë të rrëzohet dhe që gjykata të...