Mbyllja e Vettingut, Braho: Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur
U mbajt ditën e sotme Ceremonia Përmbyllëse e Procesit të Vettingut, ku kreu i SPAK, Klodian Braho, ishte i pranishëm dhe mbajti fjalën e tij para gjyqtarëve dhe prokurorëve. Braho e vlerësoi procesin e Vettingut si një domosdoshmëri që qytetarët të besojnë tek institiucionet. “Vettingu ndikoi në ripërtëritjen e sistemit të drejtësisë. Besimi i qytetarëve tek drejtësia nuk mund të kërkohet pa përgjegjshmëri individuale. Standardet e Vettingut reflektohen dhe në punën e përditshme. Gjyqtarët dhe prokurorët tashmë kanë kaluar në filtra të sigurt, që qytetarët të krijojnë besim tek drejtësia. Dua të falënderoj të gjithë ata, që morën pjesë në këtë proces historik. Për SPAK, Vettingu ka pasur një rol të veçantë. Tashmë drejtësia përfaqëson interesin publik me profesionalizëm e me paanshmëri. Institucionet e reja...
Burimi:
opinion.al