Mbingarkesa elektrike rrit rrezikun e zjarreve në pallate, kreu i zjarrfikësve: Jo bombola kampingu në shtëpi
Temperaturat e larta të verës sjellin rrezik të rasteve të zjarreve në zonat urbane. Sipas Drejtorit të Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, problematika kryesore lidhet me mbingarkesën e rrjetit elektrik, kryesisht në pallate. Më tepër se situatë zjarri, krijohet panik të qytetarët. “Kjo vjen nga ngarkesa e energjisë elektrike në objektet shumëkatëshe të banimit. Ngarkesa është shumë e madhe dhe shpesh kemi ngjarje në kasetat elektrike. Duke u djegur matësat elektrikë nxjerrin një sasi të konsiderueshme tymi. Shpesh herë ky tym pushton shkallët dhe sjell panik te qytetarët edhe pse nuk ka zjarr me përmasa”, tha Shkëlqim Goxhaj. Për Report, drejtori i Zjarrfikëses u bën thirrje qytetarëve të jenë të informuar për mënyrën e reagimit në raste emergjente. Në pallatet shumëkatëshe ku zjarri është...
Burimi:
sot.com.al