Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri–Luksemburg, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri–Luksemburg, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore Shqipëri-Luksemburg, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë. Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, duke filluar nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikojë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore pranë stadiumit. Rrugët që do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga hoteli “Rogner” në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-sëRruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-sëRruga “Asim...