Masa kilometrike e protestuesve/ Nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Rama jepe dorëheqjen

Masa kilometrike e protestuesve/ Nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Rama jepe dorëheqjen

Pasi kanë mbushur plot bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara selisë së Kryeministrisë dhe kanë dëgjuar fjalimet e aktivistëve, qytetarët e shumtë kanë vendosur të ndryshojnë strategji duke nisur një marshim në masë përgjatë akseve kryesore të Tiranës. Turma e madhe e njerëzve ka nisur të lëvizë në masë, nën thirrjet e vazhdueshme “Rama ik!” dhe “Rama jepe dorëheqjen”. Marshimi do të zhvillohet drejt Sheshit Skënderbej për të vijuar më pas me itinerarin që do të ndjekin protestuesit.