Mallakastër/ Zjarr në zonën e ‘Qafës së Vidhit’, digjen 10 hektarë me ullishte e shkurre! Flakët pranë banesave dhe…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Hekal, pranë vendit të quajtur “Qafa e Vidhit” në Mallakastër. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe mbi 10 hektarë me ullishte dhe shkurre. Zjarri u afrua rreth 100 metra pranë banesave dhe puseve të naftës në zonë, por fatmirësisht nuk i përfshiu ato. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 6 mjete zjarrfikëse të Ballshit, Patosit, Roskovecit dhe Albpetrolit, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Burimi:
sot.com.al