Lundronte me muzikë të lartë pas mesnate, administratori i anijes turistike në Vlorë e pëson me 4 milionë lekë gjobë
Një anije turistike në Vlorë është ndëshkuar me 4 milionë lekë gjobë pasi është konstatuar duke lëshuar muzikë mbi normat e lejuara gjatë lundrimit pas mesnate. Sipas Policisë, ndërhyrja u krye pas ankesave të qytetarëve për zhurmat në zonën e Ujit të Ftohtë, në drejtim të Lungomares. Shërbimet policore konstatuan rreth orës 00:52 një anije turistike që lundronte drejt Portit të Vlorës, e cila kishte muzikë me volum të lartë duke prishur qetësinë publike. Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë gjatë sezonit turistik, policia ka shtuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare për të parandaluar ndotjen akustike dhe shqetësimet për pushuesit. Pas veprimeve procedurale, ndaj administratorit të anijes, shtetasit D. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, si dhe kapitenit të saj, shtetasit V....
Burimi:
sot.com.al