“Luftë” në publik, pazar në komision, amnistia bën bashkë Ramën dhe Berishën, PS dhe PD i hapin rrugë lirimit…

“Luftë” në publik, pazar në komision, amnistia bën bashkë Ramën dhe Berishën, PS dhe PD i hapin rrugë lirimit…

Pas muajsh të tërë përplasjesh dhe akuzash reciproke, PS dhe PD kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke bashkuar votat për ligjin e ri të amnistisë. Edhe pse në sy të qytetarëve palët bëjnë sikur ndeshen, prapaskenat e komisioneve parlamentare zbuluan një konsensus të pastër që dëshmon një tjetër marrëveshje politike mes tyre. Ditën e djeshme Partia Demokratike ka deklaruar konsensus me qeverinë për të miratuar ligjin e ri për amnistinë që liron nga burgu menjëherë rreth 400 persona dhe ul dënimin për 900 të tjerë.  Edhe pse vota e tyre nuk është e domosdoshme sepse PS i ka vetë 84 mandatet e nevojshme, demokratët nuk duan të marrin kosto duke dalë kundër këtij projekti.  Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, deputetët e PD, Agron...