Lufta kundër krimit e korrupsionit/ Gonzato: Nevojiten hetime financiare sistematike dhe konfiskime të shpejta të…
Sot, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, autoriteteve shtetërore, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë diskutuan performancën e institucioneve të specializuara të Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Takimi erdhi pas një raporti mbi këtë temë të prezantuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. Përmes një njoftimi delegacioni i BE-së në Shqipëri njoftoi se Gonzato tha gjatë fjalës së tij se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jetë e qëndrueshme dhe e pakthyeshme. Teksa vlerësoi rezultatet e Reformës në Drejtësi, Gonzato shtoi se nevojiten më shumë ‘hetime financiare sistematike dhe proaktive, konfiskime të shpejta të aseteve, aftësi më të forta të provave dixhitale, mbrojtje të dëshmitarëve dhe sinjalizuesve, si...
Burimi:
sot.com.al