Lubonja për median italiane: Kërkojmë largimin e Ramës dhe një qeveri teknike për zgjedhje vërtet të lira
Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka folur për median italiane në lidhje me protestën e njohur me emrin Revolucioni i Flamingove. Lubonja ka shpjeguar për portalin ‘La Via Libera’ se kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje vërtet të lira. Më poshtë pjesë nga intervista e Lubonjës. Duke u kthyer te protestat, çfarë kërkoni? Së pari, dorëheqjen e qeverisë. Më pas: -krijimin e një qeverie teknike për një vit, që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve vërtet të lira; -vendosjen e kufirit prej dy mandatesh për kryeministrin (Rama është në mandatin e katërt); -ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike; -rikthimin e ligjit që mbron zonat e mbrojtura; -shfuqizimin e ligjit për “investimet strategjike”, sipas...
Burimi:
gijotina.com