Lorena Goxhobelli “kampionia” e paligjshmërisë, qytetarët në luftë me Kadastrën që po u mban peng pronën, zbardhet…
Raporti vjetor i vitit 2025 i Avokatit të Popullit, i cili sapo është bërë publik, shpalos një panoramë tronditëse të funksionimit të administratës shqiptare, ku Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) nën drejtimin e Lorena Goxhobellit, rezulton të jetë në qendër të një vorbulle paligjshmërie dhe mospërfilljeje ndaj të drejtave themelore të qytetarëve. Ky dokument, i cili shërben si një “fotografi e shtetit shqiptar” nga sytë e njerëzve të thjeshtë, nxjerr në dritë faktin se e drejta e pronës mbetet një nga fushat më të goditura nga keqadministrimi, duke zënë rreth 11% të të gjitha ankesave të adresuara në këtë institucion gjatë vitit 2025. “Në praktikë, konstatohet mungesë kapacitetesh institucionale në trajtimin e volumit të lartë të kërkesave dhe në ndjekjen e procedurave komplekse të regjistrimit...
Burimi:
sot.com.al