LIVE/ “Rama n’burg, Berisha n’burg”, 10 ditë protestë para Kryeministrisë, organizatori: Kini durim, kjo betejë do zgjasë disa ditë
Ka nisur grumbullimi i protestuesve para sheshit Skënderbej, për të vijuar më pas marshimin drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, dhe për t’u stacionuar më pas para Kryeministrisë. Kjo është dita e 10-të radhazi e protestës qytetare, e cila nisi duke kundërshtuar investimin dhe projektin që pritet të ndërtohet në Zvërnec. Fjalimi hapës sot u mbajt nga aktivisti Alben Kola. “Është me rëndësi të keni durim, edhe pse kjo betejë do zgjasë disa ditë. Në mërgatën tonë po organizohen chartera. Kemi shumë që kanë ardhur nga Gjermani etj…Organizatorë janë 100 mijë shqiptarët këtu dhe 6 milionë në diasporë. Mos thoni Rama ik se është e opozitës së shitur, thoni Rama burg, Berisha burg. Kush do udhëheqë Shqipërinë e re? Mos kini frikë, kemi 1000 pedagogë jashtë...
Burimi:
top-channel.tv