Live/ Dita e 12-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, një pjesë ende me fjalime para Kryeministrisë

Live/ Dita e 12-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, një pjesë ende me fjalime para Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e saj të 12-të. Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vazhduan marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, aty ku janë stacionuar dhe po mbajnë fjalimet e tyre. Pas tubimit, ata pritet që të vazhdojnë marshimin e tyre të përhershëm në rrugët e Tiranës, ndërsa kërkesat vazhdojnë të jenë të njëjta: -Dorëheqjen e qeverisë;-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;-Shfuqizimin e Paketës së Maleve;-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. Top Channel