Lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

Lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Dobi u arrestua në janar të vitit 2023 për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarëve amerikanë dhe sendeve me vlerë nga banesa e ish-zyrtares së lartë të shtetit, Alda Klosi, ku punonte prej rreth pesë vitesh si pastruese. Gjatë hetimeve, policia ushtroi kontroll në banesën e Rozeta Dobit, ku u gjetën dhe sekuestruan 404 mijë euro, 8 500 dollarë amerikanë dhe një sasi bizhuterish floriri, të fshehura në tubin e aspirimit. U sekuestruan gjithashtu 58.150 euro, 7 mijë dollarë, 368 mijë lekë të rinj dhe tre...