Lëndë eksplozive e pashpërthyer në derën e dyqanit të Noizyt në Durrës, policia nis hetimet për ngjarjen
Policia e Durrësit ka nisur hetimet dhe po punon intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjetur një sasi lënde e dyshuar eksplozive në një biznes në zonën e Plazhit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 në Plazh, Durrës. Mësohet se sasia e vogël e lëndës plasëse është gjetur e pashpërthyer pranë derës së hyrjes së një dyqani në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku (Noizy). Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të kryer veprimet procedurale. Aktualisht po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë në zonën rrethuese dhe po mblidhen provat materiale me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e...
Burimi:
sot.com.al