Lamallari drejt dorëheqjes? Rama thërret sot Grupin Parlamentar, ja çfarë pritet të diskutohet

Lamallari drejt dorëheqjes? Rama thërret sot Grupin Parlamentar, ja çfarë pritet të diskutohet

Kryeministri Edi Rama ka thirrur për në orën 17:00 një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku, sipas burimeve, pritet të diskutohet edhe çështja e njohur si “Besa”. Ndërkohë, burime të pakonfirmuara pohojnë për Vox News se ka zëra për ndryshime të mundshme në kabinetin qeveritar. Konkretisht, përflitet se ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, mund të japë dorëheqjen dhe të zëvendësohet nga Romina Kuko. Megjithatë, ky informacion mbetet i pakonfirmuar dhe deri në këtë moment nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Kryeministria apo nga institucionet përkatëse që të konfirmojë një lëvizje të tillë. Mbetet për t’u parë nëse mbledhja e pasdites do të sjellë zhvillime të reja lidhur me këto raportime apo me çështjet që pritet të diskutohen.