Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë

Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi nga Elbasani se personat që kanë ushtruar dhunë ndaj Policisë së Shtetit gjatë protestës së fundit nuk kanë lidhje me të drejtën për të protestuar, por janë vandalë që do të përballen me ligjin. “Një grup, një grusht personash, të cilët me gurë në duar dhunojnë punonjësit e zbatimit të ligjit, çdo punonjës tjetër që kalon aty pranë dhe dëmtojnë pasurinë publike, në fakt nuk janë protestues. Ata janë thjesht vandalë”, u shpreh ministri. Ai tha se sipas të dhënave dhe pamjeve të administruara, efektivët e policisë janë goditur me gurë dhe sende të forta, duke shkaktuar plagosje të disa prej tyre, si dhe janë regjistruar dëmtime të mjeteve dhe pronës publike. “Unë e pashë vetë atje një...