LAJMI I FUNDIT/ E rëndë në Shëngjin, katër të rinj u morën nga dallgët, dyshohet për viktima
Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër shokë që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka humbur jetën. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e personave të tjerë. Në vendngjarje pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe policisë për të sqaruar plotësisht situatën. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv