Laboratori i drogës në Has/ Pas rikthimit për gjykim nga Gjykata e Lartë, Apeli i Posaçëm dënon me burg Orges Jahelezin

Laboratori i drogës në Has/ Pas rikthimit për gjykim nga Gjykata e Lartë, Apeli i Posaçëm dënon me burg Orges Jahelezin

Pas prishjes së vendimit nga Gjykata e Lartë dhe rikthimit për gjykim, Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë për të dytën herë në fuqi dënimin prej 6 vitesh e 8 muajsh burgim për Orges Jahelezin. Jahelezi u dënua më 1 shkurt të vitit 2021 nga Gjykata e Posaçme së bashku me 16 të tjerë për tregtim heroine si dhe për laboratorin e drogës në Has. Dosja penale filloi të ndërtohet në dhjetor 2016 nga prokurori Anton Martini, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës. Fill pas kësaj indicie, prokuroria ka marë informacion se prapa shpërndarësve të heroinës të arrestuar në Kavajë, qëndrojnë persona të...