Kush lejohet të flasë në protestën para kryeministrisë? Avokati tregon prapaskenat e organizimit të tubimeve
Protesta përpara kryeministrisë po shkon drejt fundit të javës së dytë dhe ditën e nesërme është paralajmëruar një tjetër tubim kombëtar ku do të kërkohet sërish dorëheqja e kryeministrit Rama. Që prej ditës së parë, publikisht nuk ka dalë asnjë organizator i këtyre tubimeve masive, me përjashtim të disa aktivistëve që janë kujdesur për mbarëvajtjen e saj. Një foni e vogël me gjenerator ngrihet çdo ditë në bulevard dhe aty për rreth 2-3 orë, qytetarë të ndryshëm marrin fjalën e më pas qytetarët ftohen për të marshuar nëpër Tiranë. Por deri më tani asgjë nuk dihet për mënyrën se si organizohen këto tubime. Avokati Zaçe Islami ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet një grup të rinjsh që janë të vendosur pranë fonisë...
Burimi:
top-channel.tv