Kundërshton vendimin e pafajësisë për Erlis Dukën, Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn shqyrtimin e ankimit të SPAK

Kundërshton vendimin e pafajësisë për Erlis Dukën, Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn shqyrtimin e ankimit të SPAK

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu seancën për shqyrtimin e ankimit të SPAK, i cili kundërshtoi vendimin e pafajësisë për Erlis Dukën, lidhur me vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Shkak për dështimin e seancës u bë pretendimi i avokatëve të Dukës që thanë se i mbrojturi prej tyre nuk ishte njoftuar sipas ligjit ndonëse avokatët ishin të pranishëm. Gati 7 vite pas eliminimit të Malkos, Gjykata e Posaçme dha dënimin me 130 vite burg për 5 të pandehur mes të cilëve si porositës dhe organizator Leonard Dukën me 30 vite heqje lirie ndërsa shpalli të pafajshëm vëllain e këtij të fundit Erlisin. Leonard Duka u arrestua në shkurt 2024 në Belgjikë dhe në gusht të atij viti u ekstradua në drejtim të Tiranës për t’u...