Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro vizitoi mjediset e Universitetit “Fan Noli” në Korçë, në një bisedë të hapur për sfidat e ndërkombëtarizimit dhe ndryshimet në ligjin e Arsimit të Lartë. Gjatë takimit ku u shoqërua nga Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ministrja Kumbaro bisedoi me rektorin e Universitetit “Fan Noli” Lorenc Ekonomi, dekanët e fakulteteve, si dhe pedagogë e stafin akademik mbi ndryshimet në draftin për ligjin e rishikuar të arsimit të lartë, si dhe përparësitë e hapjes së Liceut Francez të Korçës me orientim shkencor e teknologjik. “Jemi në një moment shumë të rëndësishëm, siç është rishikimi i Ligjit të Arsimit, punë e cila ka filluar që në Nëntor të vitit 2025, kur Ministria e Arsimit u është drejtuar përmes një letre të gjitha...
Burimi:
argjiroja.net