Kryeministri Rama reagon sërish pas protestës për Zvërnecin: Shqipëria do bëhet, pavarësisht zhurmës së kundërshtarëve
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar kundër projektit në Zvërnec, duke deklaruar se Shqipëria do të ecë përpara me projektet e saj pavarësisht kundërshtimeve. Në një mesazh të publikuar në Facebook, Rama e cilësoi postimin e tij si një “video-kartolinë të pazakonshme nga Shqipëria e shqiptarëve”, ndërsa theksoi se qeveria do të vijojë zbatimin e programit për të cilin, sipas tij, ka marrë mandatin nga qytetarët. Reagimi i Ramës në Facebook: ‘MIRËMËNGJESdhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga “Shqipëria e shqiptarëve”, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota, pavarësisht se ça thonë e ça...
Burimi:
top-channel.tv