Zjarri që “përpiu” pallatin dyshohet se nisi nga marketi në katin e parë
Zjarri që përfshiu një pallat të tërë pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, dyshohet se nisi nga një market që ndodhej në katin e parë.Flakët më pas u ngjitën në godinë përmes fasadës së jashtme, duke arritur deri në katin e 12-të. Deri më tani raportohen 7 persona të raportuar, mes tyre zjarrfikës dhe policë, ndërsa nuk ka ende një bilanc të dëmeve, të cilat duken kolosale. Korrespondenti i Top Channel, Bledar Korreshi që ndodhej në vendngjarje që prej momentit të parë, raporton se pallati ishte pa shkallë emergjence. U deshën shkallët e zjarrfikëses për të evakuuar banorët. Po ashtu, godina ishte pa hidrantë të jashtme.
Burimi:
javanews.al