Zjarri pranë QSUT-së, Hita: Po grumbullojmë gjithë provat e nevojshme për shkaqet, repartet e FNSH dhe RENEA në terren

Zjarri pranë QSUT-së, Hita: Po grumbullojmë gjithë provat e nevojshme për shkaqet, repartet e FNSH dhe RENEA në terren

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, i pyetur nga mediat, deklaroi se nuk ka akoma një vlerësim të plotë të dëmeve të shkaktuara nga zjarri që përfshiu kompleksin e pallateve në zonën e QSUT-së. Hita tha se nuk janë kontrolluar të gjitha apartamentet, për të bërë një vlerësim të plotë të dëmeve të shkaktuara nga zjarri. “Kanë qenë dy banorë të evakuar nga shërbimet zjarrëfikëse dhe nga shërbimet e Policisë që në momentin e parë. Nuk kanë probleme shëndetësore të rënda përveç asfiksisë. Nuk kemi bërë bilancin përfundimtar të pasojave. Pas fikjes së zjarrit, do ju bëjmë me dije bilancin përfundimtar të dëmeve. Janë paraqitur në QSUT punonjës të shërbimit zjarrëfikës. Ata janë mirë me shëndet dhe nuk kanë probleme të rënda”, tha drejtuesi...