Zjarri përfshin magazinën bujqësore në Savër të Lushnjes, dëmtohen vetëm materiale

Zjarri përfshin magazinën bujqësore në Savër të Lushnjes, dëmtohen vetëm materiale

Një zjarr ka përfshirë një magazinë bujqësore në zonën e Savrës, në bashkinë Lushnjë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz. Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës bujqësore, ndërsa banesat pranë kompleksit janë rrezikuar përkohësisht nga përhapja e zjarrit. Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca të Spitalit të Lushnjes, të cilat kanë ofruar ndihmën e parë për familjarët që ndodheshin pranë zonës së rrezikuar dhe kanë shfaqur shqetësime nga situata e krijuar. Ndërkohë, dy mjete zjarrfikëse të Bashkisë Lushnje kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës së zjarrit, duke arritur të parandalojnë përhapjen e flakëve drejt shtëpive të banimit që ndodhen ngjitur me kompleksin bujqësor. Fatmirësisht, sipas informacioneve të para, nuk raportohet për persona...