Zjarri përfshin edhe pyllin me pisha në Peshtan të Fierit, flakët larg banesave, operacion për shuarjen!

Zjarri përfshin edhe pyllin me pisha në Peshtan të Fierit, flakët larg banesave, operacion për shuarjen!

Vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme edhe në Peshtan të Fierit. Flakët përfshinë masivin pyjor me pisha. Informohet se zjarri është aktiv në zonën e pyllëzuar, por shumë larg banesave. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës.