Zjarri në Plan të Matit shkrumbon 3 shtëpi, rrezikohen dhe dy të tjera, zbulohet shkaku i dyshuar!
Zjarret nuk kanë të sosur në Shqipëri, duke shkaktuar katastrofë mjedisore dhe natyrore, por edhe tek banorët. Një zjarr i madh ka përfshirë sot pasdite (7 gusht) edhe fshatin Plani Bardhë, në Klos të Matit, duke shkaktuar dëme materiale. Sipas informacioneve paraprake, tre banesa janë djegur, ndërsa dy të tjera u rrezikuan nga përhapja e flakëve. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një tel i linjës elektrike, që kalonte pranë banesave, sakaq rrezikohet një kabinë elektrike që ndodhet pranë. Në vendngjarje ndodhen disa mjete zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Mat dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe po kryejnë evakuimin e dy familjeve të rrezikuara. Operacioni vijon, ndërsa autoritetet po përpiqen të vënë situatën nën kontroll dhe të...
Burimi:
javanews.al