Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë zbulon gjendjen e të plagosurve: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë zbulon gjendjen e të plagosurve: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga zjarri që përfshiu një hotel në Vlorë në orët e para të mëngjesit.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa pesë prej tyre janë transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Dy prej të dëmtuarve kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore, ndërsa një person vijon të marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Vlorës. Autoritetet shëndetësore po ndjekin nga afër gjendjen e të lënduarve. “Informacion mbi gjendjen e të lënduarve pas zjarrit në një hotel në Vlorë: Si pasojë e zjarrit të rënë në një hotel në Vlorë, në QSUT janë paraqitur tre qytetarë, të cilët aktualisht po marrin trajtim mjekësor. Njëra prej pacienteve është në gjendje të rënduar,...